Që me themelimin e kompanisë sonë aktiviteti kryesor ka qenë dhe është prodhimi i materialve të ndërtimit. Shoqeria ka në pronesi te saj nje shesh (poligon) shitje materialesh ndertimi me siperfaqje rreth 4,500 m2 ne te dale te qytetit te Elbasanit, pranë ambjenteve te ish-Parkut te Mallrave, pergjate rrugës nacionale Elbasan – Librazhd.
Në pronën tjetër të shoqerisë në Xibrakë është ndërtuar dhe një nyje – lavatriçe e re në vitin 2010 për prodhimin e inerteve te cilesive te ndryshme, me kapacitet rreth 80 m3/ore.
Po ne kete shesh eshte dhe linja e betonit te shoqerise Bajrami – N , investim I realizuar ne vitin 2010 dhe ne proces prodhimi që në janar të vitit 2011. Kjo linjë ka kapacitet prodhues prej 70 m3/orë
Këtë vit sapo u instalua me sukses dhe linja e re e asfaltit me kapacitet perj 60 ton në orë. Një linje moderne, efiçente e cila do të japë nje shtysë të mëtejshme zhvillimit të qëndrueshëm të kompanisë.

Pervec inerteve te cilesive dhe fraksionimit te tyre ne produket te thera, betoneve te markave te ndryshme e prodhimin e materialeve te ndryshme te ndertimit, prodhohen dhe produkte te tjera nder te cilat mund te permendim blloqe te madhesive te ndryshme, tubo betoni, pllaka autobllokuese dhe bordura trotuari, traveta tulle, llac, gelqere e shuar , arkitrare, kapak pusete etj.
Nxjerrja e materialeve bruto inerte dhe trasportimi i tyre kryhet me mjetet e vetë kompanisë, një listë e saktë e të cilave ndodhet në materialin që mund të zbritet më poshtë.
Kapacitetet prodhuese te blloqeve te betonit arrin deri ne 3,000 copë, kapaciteti prodhues i pllakave arrin deri në 30m2 ne ditë, gjithashtu kemi kapacitet prodhimi deri më 20 m3 llac ne ditë duke synuar rritjen e ketij kapaciteti nëpërmjet automatizimit të procesit të prodhimit dhe duke realizuar investime të ndryshme.
Perveç prodhimit të materialeve të ndërtimit kompania është e profilizuar dhe në aktivitetin e ndërtim – zbatimit, me volume të ndryshme pune dhe të financuara si nga fonde publike, ashtu dhe nga investitorë privatë. Ndër vite Firma ka zbatuar dhe është në zbatim e sipër të punimeve të tilla si: ndërtime dhe rikonstruksione të infrastrukturës rrugore, ndërtesave civile dhe industriale, ujësjellësa kanalizime, vepra lumore dhe sistemime hidraulike. Prodhim dhe shitje të betonit, materialeve inerte dhe elementeve parafabrikatë të veçantë prej betoni.
Në përputhje me kërkesat ligjore dhe për te siguruar një standard të lartë në aktivitetin tonë kompania ka aplikuar dhe ka marrë çertifikatat e mëposhtme:
ISO 9001:2008 | QUALITY CERTIFICATION BUREAU ITALIA |
EN ISO 14001:2004 | QMSCERT |
SOHSAS 18001:2007 | MIRTEC |
PAS 99:2012 | CERTIND |
ISO 39001:2012 | CERTIND |
Zbrit këtu një skedar në PDF me më shumë detaje dhe informacione.